A-Class i ri: Krijuar për Ju!

a-class-design

Rinor dhe dinamik

A-Class i ri prezantohet me një dizajn më rinor, më dinamik dhe do të jetë më i madh dhe më komod se modelet e gjeneratës së mëparshme. Modelet e reja të A-Class vijnë me një rikonceptim thelbësor të luksit dhe të modernes, i cili është përshtatur me shumë elegancë dhe në kategorinë e modeleve kompakte. Teknologjikisht, A-Class është modeli më i kompletuar në saje të MBUX - Mercedes-Benz User Experience; e cila ofron një sërë funksionesh, të cilat më parë janë adoptuar në linjat e modeleve luksose. Ndonëse Mercedes-Benz ka ruajtur pamjen sportive, modelet e reja A-Class do të jenë të pajisura me shumë sisteme të reja të asistencës së drejtimit të mjetit. Modelet e reja A-Class do të mund të porositen duke filluar nga muaji mars, ndërsa nga fillimi i pranverës i gjeni në showroomin tonë.

Kombinim perfekt i luksit me modernen
a-class-design-interior

A-Class i ri është përshtatur totalisht me filozofinë e dizajnit modern “Sensual Purity” të Mercedes-Benz. Modelet e reja do të kenë forma më kompakte, ndërsa dimensionet dhe përmasat në të gjitha modelet A-Class janë optimizuar ndjeshëm, çka në vetvetë përbën dhe një interpretim të ri të dizajnit të brendshëm. Me gjenerata e katërt të A-Class, Mercedes-Benz sjell një përshtatje të luksit modern, e cila është përshtatur dhe për modelet kompakte; një kombinim perfekt i dizjanit dinamik me konceptet intuitive të drejtimit të mjetit. Paketa MBUX – Mercedes-Benz User Experience do të jetë një eksperiencë e re dhe inovative për të gjithë të apasionuarit e modeleve Mercedes-Benz.

Interior modern
a-class-design-interior

Interiori i A-Class të ri është ridizenjuar tërësisht dhe do të ketë një pamje me moderne dhe më avangarde se modelet e mëparshme. Mercedes-Benz ka rikonceptuar plotësisht dizajnin e brendshëm të modeleve kompakte. Në arkitekturën unike e interiorit bie në sy dizajni i avangarde i panelit të aparaturave. Për herë të parë, i gjithë paneli i kontrollit do të jetë i integruar në një njësi të vetme dhe pa asnjë ndërprerje vizuale. Ekrani dixhital me rezolucion të lartë është konceptuar si një njësi e vetme. Ndërkohë, ndryshim rrënjësor kanë pësuar dhe gropëzat e ventilimit të ajrit, të cilat përshtasin ngjyrën me temperaturën e ajrit.