CLS e re: Origjinalja, e perfeksionuar

cls-class-estate-design

Gjenerata e tretë e një ikone

Në vitin 2004, Mercedes-Benz prezantoi modelin CLS dhe krijoi një segment të ri të automjeteve, e cila për herë të parë kombinonte elegancën dhe dinamizmin e një Coupé-je, duke ndërthurur me komoditetin dhe funksionalitetin e një autoveture. Me gjeneratën e tretë të CLS, Mercedes-Benz tashmë është përqëndruar si asnjëherë tjetër në madhështinë, veçoritë dhe karakteristikat unike të një modeli tundues. CLS e re ka linja më të thjeshta se CLS e mëparshme dhe forma më të harkuara të linjave të tij, linja më të pastra dhe më sportive, sidomos në pjesën e xhamave, të cilët në këtë model ngushtohen bashkë me ato të kabinës. Modeli i ri është një tjetër shembull i zhvillimit llogjik të filozifisë dhe koncepteve të dizajneve të pastra dhe sensuale të modernes; skaje të rrumbullakëta dhe linja të reduktuara ndjeshëm. CLS e re është integruar në mënyrë perfekte në familjen e Mercedes-Benz Coupé në shumë aspekte dhe karakteristika të dizajnit. Koeficienti i rezistencës së ajrit 0.26 cd është një tregues pozitiv i aerodinamikës së jashtëzakonshme të këtij modeli.

Ikona më e re e artit të autoveturave

CLS e re përfaqëson denjësisht idiomën e re të filozofisë së Mercedes-Benz dhe është qartësisht i dallueshëm nga format dhe konturet e tij të qarta, linjat e sheshta dhe të reduktuara. Tiparet e tij karakterizohen nga konturat e grilës, të cilat zgjerohen drejt bazës dhe format e pjerrëta në pjesën e përparme. Karakteristika të tjera të këtij modeli janë dhe fenerët e gjerë të dritave të shkurtra dhe dy seksione të dritave të gjata.

Dizajni pasqyron atmosferën e paharrueshme të CLS-së së parë, e cila krijoi një segment të ri dhe që shumë shpejt u bë një nga ikonat e dizenjove të autoveturave. Të gjitha modelet CLS janë të pajisura me motorrë të rinj; gjashtë pistonë në linjë dhe katër cilindra në linjë, në të dy versionet me naftë dhe benzinë.

Ashtu si paraardhësit e tij, CLS e re shfaq bindshëm profilin e tij sportiv dhe ka një stil ekzemplar e të pakrahasueshëm me asnjë model tjetër: shumë emocionues dhe që ofron një komoditet mbresëlënës në udhëtime në distanca të gjata dhe një qetësi akustike të pakrahasueshme, e gjitha në saje të teknologjisë drithëruese dhe të pakrahasueshme. Coupé e re me katër dyer do të hidhet në treg në mars 2018.

Intelligent Drive: Teknologjia e S-Class

cls-class-estate-design

Gjenerata e re e CLS ka shumë të përbashkëta me S-Class e ri, ikonën e të gjithë industrisë së automobilëve: CLS është i pajisur me gjeneratën më të fundit të sistemit të asistencës për drejtimin e automjeteve, Paketa e Asistentit të Drejtimit.

Paketa e Asistentit të Drejtimit (Driving Assistance Package), e cila përfshin Asistentin Aktiv të Ruajtjes së Distancës (Active Distance Assist Distronic) dhe asistentin e timonit (Steering Assist) garantojnë një drejtim të mjetit në mënyrë më të sigurtë dhe më komode për drejtuesin e mjetit që të ruajë distancën me mjetin pararendës dhe të ruajë drejtimin e mjetit. Shpejtësia tani përshtatet automatikisht përpara kthesave dhe kryqëzimeve.

Falë sistemeve të avancuara të kamerave dhe radarëve, CLS e re gjithashtu ka një pamje më të qartë të trafikut në distancën përreth vendndodhjes. Për herë të parë, hartat dhe të dhënat e drejtimit për të përllogaritur mënyrën e drejtimit të mjetit.

Në rastet e trafikut të rënduar me ecje dhe ndalesa në autostrada dhe rrugë të tjera ngjashme, tashmë janë të mundura dhe ndalesat 30 sekondës, dhe gjatë kësaj kohe CLS lëviz sërish automatikisht dhe ndjek rrjedhën e trafikun.

Gama e re e motorëve

Gjenerata e tretë e CLS do të ketë motorë krejtësisht të rinj, fillimisht në njësi me 6 cilindra në linjë, me naftë dhe benzinë. Gjithashtu karakteristikat e Coupé me katër dyer janë pjesë e gamës së gjerë të modeleve 4MATIC. Prodhimi i njësisë së diezelit varion nga 210 kW (286 PS) dhe 600 Nm moment rrotullues tek modelet CLS 350 d 4MATIC deri në 250 kW (340 PS) dhe 700 Nm tek CLS 400 d 4MATIC.

Tiparet e veçanta të motorrit me naftë përfshijnë procesin e djegies me dy faza, dyfishimin e turbocharging (sasia e ajrit të injektuar nga turbo) dhe, për herë të parë, përdorimin e kontrollit CAMTRONIC variabël në valve-lift. Dizajni i tij përmban një kombinim të një blloku motorik alumini dhe pistonësh çeliku, si dhe përmirësimin e mëtejshëm të NANOSLIDE® (çelik special i përforcuar) të veshjeve të mureve të cilindrave.

6 pistona në linjë me EQ Boost

Motori më i fuqishëm është ai i benzinës me gjashtë pistona. Motorr i ri, i elektrizuar sistematikisht në mënyrë automatike me gjashtë cilindra në linjë, me EQ Boost (starter/gjenerator i integruar) dhe një sistem elektrik 48 volt, rrit performancën e CLS 450 4MATIC. Të dhënat e tij të performancës janë: 270 kW (367 PS) dhe 500 Nm plus 250 Nm të momentit përdredhës dhe 16 kW (22 PS) të disponueshme përmes EQ Boost në periudha të shkurtra.

Motorri elektrik i integruar i njohur si EQ Boost ndihmon motorin me djegie të brendshme për shembull kur bën një nisje të qetë të mjetit pa motorrin me djegie të brendshme dhe furnizon baterinë me energji përmes rikuperimit me efikasitet të lartë. Në këtë mënyrë, bën të mundur kursimin e sasisë së karburantit, e cila më parë ka qenë eksluzive e teknologjisë hibride me tension të lartë.

Të gjitha, përfshirë motorin e ri me gjashtë cilindra në linjë, kanë të njëjtën performance me motorrët me tetë cilindra dhe me konsum dukshëm më të ulët. CLS 450 4MATIC është e pajisur me një filtër partikular si standard.

Një zgjidhje me tre variante suspensioni

CLS e ri ka një susension me katër pika lidhjeje në aksin e përparmë dhe pesë pika lidhjeje në aksin prapa. Rregullimi dinaik i suspensionit i çeliktë është paisje standarde. Suspensioni DYNAMIC BODY CONTROL është opsional dhe ka konfigurim bazik sportiv dhe përfshin rregullim automatik dhe të vazhdueshëm të amortizimit në aksin e përparmë dhe atë të pasëm.

Alternativat e përzgjedhjes janë: Comfort, Sport dhe Sport+. Gjithashtu në modelin e ri CLS, sipas kërkesës, mundësohet dhe sistemi AIR BODY CONTROL, i suspensionit me ajër përmes një sistemit të përmirësuar, të modifikueshëm dhe të adaptueshëm amortizimi. Drejtuesi i mjetit, gjithashtu mund të zgjedhë karakteristikat e automjetit nga komode në sportive, duke përdorur çelësin e mënyrës së drejtimit të mjetit.

Interiori i CLS të ri

Në një kabinë tërësisht digjitale, drejtuesi i mjetit mund të konfigurojë përmbajtjen e informacionit sipas nevojave dhe situatave gjatë drejtimit të mjetit. Tre modele të ndryshme mund të përzgjidhen në varësi të preferencës, humorit, ose për t'iu përshtatur interiorit të automjetit. Modelet Classic dhe Sport kanë një strukturë bazike me dy tuba, ndërsa stili Progressive befason dhe polarizon me një strukturë, një instrument në formë tubi.

Ndriçimi i brendshëm mund të përshtatet individualisht sipas preferencave dhe mundëson deri në 64 tonalitete të ndryshme të ngjyrave, i cili përfshin dhe gropëzat e ventilimit të ajrit. Ndenjëset janë dizenjuar ekskluzivisht për këtë seri modelesh. Në varësi arredimit të brendshëm, ata kanë tipare të linjave të tërthorta ose të cilësisë së lartë ose variante tërthore. Ulëset në pjesën e pasme kanë të njëjtën pamje me ato të përparme, duke krijuar një ndjesi sportive dhe uljeje individuale, ndonëse CLS Coupé e re, për herë të parë do të ketë pesë vende.