• Vende Vakante

Mercedes- Benz Vende Vakante

Auto Star Albania kërkon të punësojë:

I. KËSHILLTAR SERVISI (KONSULENT SERVISI)

Detyra dhe përgjegjësitë kryesores

1. Pritja e klientëve, rregjistrimi i kërkesave dhe ankesave në lidhje me automjetin.

2. Kontrolli vizual aktiv i automjetit brenda dhe jashtë duke bërë shënimet përkatëse tek Urdhëri i Punës

3. Rregjistrimi i të dhënave të automjetit dhe hapja e urdhërit të punës në sistemin Auto Master.

4. Përgatitje dhe dhënie e ofertës së shërbimit/riparimit të automjetit.

5. Të marrë në konsideratë ankesat e klientit, të njohë klientin për shërbime të tjera që duhet t’i ofrohen automjetit, të marrë në dorëzim për riparim automjetin, nëpërmjet kontrollit aktiv vizual.

6. Të komunikojë në mënyrë aktive me servisin dhe me klientin për probleme që mund të lindin në procesin e pranimit, gjatë shërbimit, si dhe në procesin e dorëzimit të automjetit.

7. Të asistojë klientin në dorëzimin e automjetit, duke qenë i pranishëm në provën në rrugë, për raste që do të kërkohet dhe që do të konsiderohet e nevojshme.

Njohuri dhe aftësi

1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet WIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj.

2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.

3. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B.

4. Të ketë aftësi komunikimi me klientët dhe të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup.

Përparësi do të kenë personat e mëposhtëm:

• Që kanë përvojë pune si konsulent servisi dhe/ose janë të trajnuar për fushën e shërbimeve dhe riparimeve të automjeteve të transportit

• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike

• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

II. PUNONJËS I KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME DIAGNOSTIKIM ME KOMPJUTER I PARREGULLSIVE TË AUTOMJETIT DHE SHERBIME ELEKTRO-AUTO (DIAGNOSTIFIKIM-MENAXHIM)

Aftësi profesionale:

1. Të njohë dhe aplikojë procedurat për diagnostikimin, kontrollin e funksionimit të sistemeve elektrike dhe moduleve elektronike, plotësimin e dokumentacionit teknik për diagnostikimin dhe riparimin e tyre.

2. Të parapërgatitë vendin e punës dhe automjetin për të mundësuar diagnostikimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.

3. Të përzgjedhë veglat, pajisjet dhe instrumentat e duhura për diagnostikimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.

4. Të marrë informacion paraprak për parregullsitë e sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit dhe të konsultohet me dokumentacionin teknik përkatës.

5. Të bëjë lidhjen e pajisjes lexuese (scan tool) me sistemin kompjuterik të automjetit dhe vënien e saj në punë.

6. Të interpretojë drejt informacionin nga pajisja lexuese dhe përcaktojë saktë elementin që ka parregullsi.

7. Të bëjë diagnostikimin e parregullsive në ndijuesit (sensorët), paketën elektronike, vepruesit e sistemit kompjuterik dhe sistemin elektrik të automjetit.

8. Të përcaktojë shkaqet e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit..

9. Të bëjë shkëputjen e pajisjes lexuese nga sistemi kompjuterik.

10. Të marrë masat e duhura dhe të ndajë detyrat për riparimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.

11. Të komunikojë me profesionalizëm, të plotësojë si duhet dokumentacionin dhe të kryejë llogaritje të sakta ekonomike për diagnostikimin dhe riparimin e sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.

12. Të kryejë punime të zevëndësimit të pjesëve të sistemit elektrik/elektronik të automjetit.

13. Të kryejë rregjistrimet e duhura në sistemin elektrik/elektronik të automjetit, ndijuesit (sensors), zbatuesit (actuators) dhe procesorët .

14. Të realizojë kontrollin përfundimtar të funksionimit të paisjeve elektrike/elektronike të automjetit.

15. Të bëjë provën e funksionimit të sistemit kompjuterik të riparuar dhe të verifikojë cilësinë e lidhjeve elektrike të elementëve të sistemit kompjuterik.

Njohuri dhe aftësi të tjera

1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet WIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj

2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.

3. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B

4. Të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup.

Përparësi do të kenë personat e mëposhtëm:

• Që kanë përvojë pune si konsulent servisi dhe/ose janë të trajnuar për fushën e shërbimeve dhe riparimeve të automjeteve të transportit;

• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike

• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

III. PUNONJËS TË SHËRBIMEVE DIAGNOSTIKIME XHENERIKE DHE TË MOTORRAVE (DIAGNOSTIFIKIM DHE MENAXHIM)

Aftësi profesionale (për sistemin të transmetimit të fuqisë, sistemin e drejtimit, sistemin e frenimit, sistemin e varjes, sistemet ndihmëse etj që kanë të bëjnë me pjesët xhenerike të automjetit)

1. Të bëjë përzgjedhjen e veglave, pajisjeve dhe instrumentave per diagnostikimin.

2. Të bëjë konsultimin me dokumentacionin teknik te automjetit, si dhe të njohë procedurat për diagnostikim.

3. Të bëjë kontrollin pamor të gjendjes se jashtme teknike;

4. Të bëjë diagnostikimin dhe përcaktimin e parregullsive dhe të përcaktojë shkaqet e tyre;

5. Të dijë të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit.

6. Të dijë të organizojë punën për marrjen e masave dhe ndarjen e detyrave per riparimin e parregullsive të diagnostikuara;

7. Të kryejë matjen e parametrave teknike duke përdorur aparatet dhe pajisjet përkatëse;

8. Të dijë të bëjë llogaritjen ekonomike për riparimin e parregullsive, përgatitjen e preventivit, porositjen e pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve, dhënien e informacionit për kohën e riparimit e çmimin e shërbimit.

Aftësi profesionale (për punime motorrike)

1. Të marrë informacionin paraprak për parregullsitë e motorrit, për përzgjedhjen e veglave, paisjeve dhe instrumentave për diagnostikimin e motorrit, sitemeve e mekanzimave të tij.

2. Të diagnostifikojë parregullsitë e trupit të motorrit, mekanizmit bjellë-manivelë, mekanizmin e gazshpërndarjes, sistemin e vaisjes, sistemin e ftohjes, sistemin e ushqimit dhe sistemin e thithjes dhe shkarkimit të motorrit.

3. Të bëjë konsultimin me dokumentacionin teknik të automjetit, të njohë procedurat për diagnostikimin e trupit motorrit, kontrollin e gjendjes së jashtme të motorrit dhe përcaktimin e parregullsive dhe shkaqet e tyre në sistemet dhe mekanizmat e motorrit.

4. Të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit të motorrit.

5. Të plotësojë dokumentacionin teknik per diagnostikimin e riparimin e motorrit.

6. Të bëjë llogaritjen ekonomike për riparimin e parregullsive të motorrit, dhënien e informacionit për kohën e riparimit e çmimin e shërbimit të motorrit.

Përparësi do të kenë personat:

1. Që kanë përvojë pune për punime riparimi e mirëmbajtje në motorra;

2. Që kanë dëshmi arsimi/kualifikimi profesional sipas standarteve të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit profesional për shërbimet në automjetet e transportit.

IV. SHITËS TË PJESËVE TË KËMBIMIT

Përshkrimi i vendit të punës, detyrat kryesore:

1. Pritja e klientëve, njohja e kërkesave të tyre, marrja e kërkesave , bisedat këshilluese dhe konkretizimin tyre në një urdhër shitje apo porosie.

2. Të këshillojë klientin për shtesa të mundshme në kërkesën për pjesë këmbimi sipas rekomandimeve të prodhuesit.

3. Të shpjegojë klientit funksionin, kualitetin, vlerat e pjesëve të këmbimit origjinale.

4. Të realizojë procedurën e plotë të zgjidhjes së kërkesave të klientit për të blerë pjesë në banak, që përfshin pritjen e klientit, bisedën këshilluese, përgatitjen e ofertës/faturës deri në dorëzimin e pjesëve të këmbimit tek klienti.

5. Të njohë dhe të përdorë programet e shitjes, porosive dhe faturimit të pjesëve të këmbimit, si EPC / WIS / ODUS / AutoMaster / MS-Office.

Njohuri dhe aftësi kryesore

1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin magazinat/dyqanet e pjesëve të mëbimit si dhe serviset e riparimit të automjeteve dhe konkretisht programet, EPC / WIS / ODUS / AutoMaster / MS-Office etj.

2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.

3. Të njohë dhe të përdorë programet e porosive të pjesëve të këmbimit për automjete.

4. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B

5. Të ketë aftësi komunikimi me klientët dhe të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup

Përparësi do të kenë personat:

• Që kanë përvojë pune për shitje të pjesëve të këmbimit në servise/dyqane të tjera.

• Që që janë të trajnuar për shitjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve të transportit.

• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike.

• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

Nëse jeni i interesuar per vendet vakante mund të dergoni CV-në tuaj ne adresën info@mercedes-benz.al

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, është mundësia ideale për karrierën Tuaj!

Mercedes- Benz Aplikoni

Auto Star Albania
Përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë

Autostrada Tirane-Durres, Km-7
Tirane, Albania
Postal code: 1051


Servis 24h: + 355 69 40 91 643
Servis MB: + 355 69 40 91 645

E-mail: info@mercedes-benz.al
Web: http://mercedes-benz.al/