• Filozofia
  • Ngjyrat
  • Lekura
  • Elementet dekorativ
  • Ekstra
  • Dizenje

designo-philosophy

Mjeshteria me e mire per materialet me te mira

Materialet e zgjedhura dhe mjeshteria e shkelqyer nga designo garantojne nje pervoje unike sensuale. Ngjyra ekskluzive, tapiceria e lekures e qepur me dore dhe elementet dekorativ te bera nga dru cilesor, llaku i shkelqyer i zi dhe guri natyror i shndrritshem i japin Mercedesit tuaj nje stil unik. Pavarsishte se cfare Mercedesi zgjidhni ju, designo do te ofroj gjithmone dicka te vecante.

Zbuloni harmoninë midis pamjes se brendshme dhe asaj të jashtme. Shijoni bashkëveprimin e perfituar te formës dhe funksionit dhe lereni veten tuaj te frymëzohet nga ngjyrat e mrekullueshme, materialet cilesore dhe detajet mahnitese.

designo-paint-01

Ju kurre nuk do ti harroni pershtypjet e para

Ne ofrojmë një nivel ekstra ekskluziviteti me nje sere ngjyrash magjepsese per pjesen e jashtme. Kombinimi i ngjyres metalike me gjysem matt, ngjyrat designo magno jane vizualishte magjepsese. Pavarsishte ngjyres qe zgjidhni ju gjithmone do te percaktoni tonin e duhur me designo. Ju gjithashtu mund te qendroni te sigurte se specialistet tane gjithmone do ta aplikojne ngjyren e zgjedhur ne menyre te sakte dhe me kujdesin me te madh.

designo-upholstery-01

Një material tërësisht sensual

Një e pamje e brendshme designo është më shumë se sa vetëm shuma e pjesëve të saj. Sediljet e lëkures janë një komponent me rëndësi të veçantë. Terheqja e tyre estetike është plotësuar me rehatine e te ulurit. Ne varesi te modelit tapiceria e lekure designo vjen me një kombinim të vetëm toni apo dy-tone me lëkurë të zezë designo. Te veshur me lëkurë designo, sediljet tuaja gjithmonë do të bejne një figurë të mirë.

Shihini nga afër dhe do të vereni strukturen e persosur me grimca te lekures e ardhur ekskluzivishte nga demat e gjermanise jugore dhe me kujdes eshte punuar me dore nga tapecieret me pervoje. Madje edhe shtrojet e kembeve jane tehur me lekure designo.

trim-elements

Rrethuar nga me i miri.

Nese ne dru apo boje piano, lekure apo edhe gure, elementet dekorative designo jane te bere vetem nga materialet me cilesore. Cilesia qe prodhon natyra perpunohet ne menyre perfekte per designo duke perdoruar mjeshterine me te mire.

Elementet dekorative te drurit designo perzgjidhen, klasifikohen, lyhen me disa shtresa te tejdukshme/te qarta dhe ne fund lemohet e gjitha me dore. Kjo eshte menyra se si lendet e para transformohen ne nje krijim unik designo.

Elementi dekorativ i gurit designo eshte e prodhuar nga graniti, nje nga guret me te forte. Pas nje perzgjedhje te kujdesshme guri eshte i prere ne fleta te holla dhe perfundon pas nje procedure te patentuar. Veshja me boje piano eshte prodhuar me te njejtin kujdes teper te perpikte qe perdoret dhe per krijimin e nje pianoje te madhe duke I veshur elementet dekorative deri ne dhjete shtresa llaku. E klas Coupe eshte e disponueshme me elemente dekorativ te pershtatur ne menyre te perpikte ne lekure ne vend te drurit.

designo-additionaloptions

Detaje te vecanta per individualistet

Gama designo perfshin gjithashtu nje perzgjedhje te gjere te paisjeve ekskluzive shtese, duke filluar nga nje timon dru/lekure deri ne tapicerine e zgjeruar te lekures.

Ne modele te ndryshme Mercedes-Benz ju mund te keni gjithashtu tavanin te stiluar nga designo. Punuar nga Alcantara luksoze ajo ploteson pamjen e brendshme te mbetur me efekt optimal. Ne klasin S dhe klasin CL linja e tavanit eshte e disponueshme madje edhe ne lekuren me te mire te zeze te designo.

Gama e zgjeruar e percaktimeve te lekures designo per klasin E perfshin dekorin e lekures se zeze designo ne pjesen e siperme te kroskotit dhe pjesen e siperme te paneleve te dyerve.

designo-selection

Individualiteti ne formen e tij me te bukur

Dezenja ofron nje game mundesish individualizimi per ngjyrat ekskluzive dhe paisje te brendshme te nje cilesie te larte dhe element dekori nga studio e performances AMG. Percaktimet designo ju lejojne ju te shtoni nje dimension te ri ne dizajnin e pakrahasueshem te automjetit tuaj Mercedes-Benz. Specifikimet e dizajnit tuaj jane te implementuare me kujdes duke perdorur punime tradicionale. Ju merrni nje automjet me nje vlere te vecante te prodhuar sipas ideve dhe kerkesave tuaja.