• Auto Star Albania
  • Showroom
  • Servisi
  • Pjeset e Kembimit
  • Riparime
  • Informacioni

Auto Star Albania sh.a.

Përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri

Auto Star Albania sh.a. është një histori suksesi që daton në vitin 1996, si i pari distributor i përgjithshëm zyrtar i automjeteve në Shqipëri. Marrëveshja zyrtare e kontratës ndërmjet Auto Star Albania dhe Daimler-Benz AG është nënshkruar me 26 prill 1996, ndërsa ndërtimi i ambienteve të shitjes dhe servisit nisi disa muaj pas nënshkrimit të kontratës, në nëntor 1996, në një hapësirë totale prej 22 000 m², nga të cilat 1000 m² hapësirë për showroom dhe ekspozimin e makinave, 2000 m² hapësirë për servisin, dhe 1000 m² magazinë për pjesët e këmbimit. Që nga viti 1996, kompania ka realizuar me sukses shitjen dhe dorëzimin e mjeteve për individë, kompanitë private dhe institucionet shtetërore në Shqipëri. 

Auto Star Albania sh.a., prej shtatorit 2015 është pjesë e Kastrati Group, një nga investitorët më të mëdhenj dhe më të sukseshëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Viti 2016 shënon nisjen e një epoke të re për Auto Star Albania. Kastrati Group, gjatë dy viteve të fundit ka investuar mbi 13 milionë Euro, duke implemtuar një koncept dhe një projekt të ri, modern dhe shumë fuksional, me një sipërfaqe totale mbi 30 000 m², një tjetër standard bashkëkohor për të gjithë konçensionarët, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë rajonin. 

Falë investimeve të kryera nga Kastrati Group, Auto Star Albania ka trefishuar hapësirat e showroom për ekspozimin dhe shitjen e automjeteve, ka dyfishuar e hapësirat e servisit dhe të riparimit të mjeteve, ka dyfishuar kapacitetin e magazinimit të pjesëve të këmbimit si dhe ka zgjeruar hapësirën për prezantimin dhe shitjet e automjeteve të përdorura. 

Gjithashtu, Kastrati Group ka sjellë dhe shumë risi të reja jo vetëm për Auto Star Albania, por dhe në tregun e shitjes së automjeteve, siç është financimi nëpërmjet Raiffeisen Bank me 3.99% interes në vit të mjeteve të reja dhe atyre të përdorura, trade-in vehicles, mjetet “Junge Sterne” dhe siguracionin kasko me normën më të ulët në treg. 

Kastrati Group gjatë dy viteve të fundit ka investuar dhe vazhdon të investojë në aplikimin e teknologjisë më të avancuar dhe zhvillimin profesional të stafit të Auto Star Albania. 

Në magazinën e servisit të Auto Star Albania gjenden në mënyrë permanente më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamionë, të pajisura me të gjitha certefikatat e nevojshme të cilësisë. 

Auto Star Albania në Republikën e Shqipërisë kryen tre funksione kryesore; përfaqësues i Mercedes-Benz, shitje dhe shërbime pas-shitje, duke ofruar shërbime garancie dhe pas garancie për të gjitha automjetet Mercedes-Benz.

Auto Star Albania

Përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të Daimler AG për Shqipërinë

Auto Star Albania sh.a., prej shtatorit 2015 është pjesë e Kastrati Group, një nga investitorët më të mëdhenj dhe më të sukseshëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Kastrati Group ka implemtuar një koncept dhe një projekt të ri, modern dhe shumë fuksional, me një sipërfaqe totale mbi 30 000 m², një tjetër standard bashkëkohor për të gjithë konçensionarët, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë rajonin. Falë investimeve të kryera nga Kastrati Group, Auto Star Albania ka trefishuar hapësirat e shoëroom për ekspozimin dhe shitjen e automjeteve, ka dyfishuar e hapësirat e servisit dhe të riparimit të mjeteve, ka dyfishuar kapacitetin e magazinimit të pjesëve të këmbimit si dhe ka zgjeruar hapësirën për prezantimin dhe shitjet e automjeteve të përdorura.

Autoveturat Mercedes-Benz

Më i miri që nga viti 1886. Mercedes-Benz ofron një portofol të gjerë produktesh, duke filluar nga modelet kompakte deri tek modelet luksose, një shumëllojshmëri që vazhdon të zgjerohet me modele të reja vit pas viti. Mercedes-Benz ka zgjeruar dhe rinovuar gamën e vet të automjeteve në të gjitha segmentet dhe vitet e fundit ka prezantuar modele të reja. Auto Star Albania është përfaqësues zyrtar për Shqipërinë dhe të gjithë modelet më të fundit Mercedes-Benz janë prezente për ekspozim në të njëjtën kohë me përfaqësitë europiane. Të gjitha modelet më të fundit Mercedes-Benz mund të porositen të personalizuara sipas dëshirës dhe preferencave të vetë klientëve dhe dorëzimi i tyre bëhet në kohë reale.

Autoveturat smart

Autoveturat smart janë të fokusuar kryesisht në shërbimet e lëvizshmërisë elektrike (electric mobility). smart ka revolucionuar botën e makinave me inovacionet, dinamizmin dhe stilin e ri që këto modele përfaqësojnë, fillimisht me modelet smart fortëo, një sukses i përjetshëm i rinovuar nga modeli i ri, pastaj me makinat sportive roadster dhe coupe roadster dhe smart forfour. Auto Star Albania ka është përfaqësues i smart për Shqipërinë dhe modelet më të fundit mund të porositen sipas dëshirës dhe preferencave të klientëve.

Mercedes-AMG

Mercedes-Benz me performancën më maksimale të mundshme dhe marka numër një e modeleve sportive në botë gjithashtu është eksluzivitet i Auto Star Albania. Si një degë e njëqind për qind e Daimler AG, Mercedes-AMG GmbH është e specializuar në zhvillimin e automjeteve unike të performancës së lartë nga Mercedes-Benz. Në showroomin tonë vazhdimisht gjenden të ekspozuara modelet më të kërkuara dhe më të pëlqyera nga klientët. Modelet e veçanta mund të porositen të personalizuar sipas preferencave të vetë klientëve, ndërsa dorëzimi i tyre arrihet në një kohë të shkurtër.

Mercedes-Maybach

Gama e produkteve të segmentin më të lartë ekskluziv Mercedes-Maybach gjithashtu është eksluzivitet i Auto Star Albania për shqipërinë. Mercedes-Maybach shquhet për modelet prestigjioze që plotësojnë kërkesat e veçanta të konsumatorëve në aspekte që lidhen me luksin, komoditetin dhe ekskluzivitetin. Varësisht kërkesave dhe preferencave të klientëve eksluzivë, modelet Mercedes-Maybach mund të porositen të personalizuar sipas dëshirës së vetë klientëve, ndërsa dorëzimi i tyre bëhet në kohë reale.

Mercedes-Benz Vans

Kërkesat e vazhdueshme për shërbime që plotësojnë nevojat e klientëve tanë është ajo që ne na motivon çdo ditë. Që biznesi juaj të funksionojë mirë, ju keni nevojë për një partnerë të fortë. Auto Star Albania ka eksluzivitetin për shitjen dhe servisimin e të gjitha modeleve të minifurgonëve dhe furgonëve Mercedes-Benz. Citan është një zgjidhje ideale për shpërndarje të shpejtë brenda qytetit, Vito është një ‘partner’ klasik, dhe i gjithanshëm që mund të mbështeteni në çdo rrethanë. Sprinter gjithashtu është zgjidhja ideale për të gjithë bizneset dhe mund të përshtatet deri në 1 700 modele të ndryshme. Të gjitha modelet e minifurgonëve dhe furgonëve Mercedes-Benz janë gjendje në showroomin tonë në madhësi dhe opsione të ndryshme gati për dorëzim të menjëhershëm. Varësisht nevojave të vetë klientëve, të gjitha modelet mund të porositen të personalizuar sipas kërkesave të vetë klientëve. Ndërsa dorëzimi mundësohet në një afat shumë të shkurtër.

Kamionët Mercees-Benz

Nuk ka rëndësi profili dhe nevojat e biznesit tuaj. Mercedes-Benz ofron zgjidhje ideale për të gjitha kompaninë dhe të gjitha llojet e transportit, qofshin ato ngarkesa të vogla apo të mëdha. Ofrojmë zgjidhjen më të mirë për të gjithë sektorët përmesa modeleve të ndryshëm të kamionëve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj. Me përjashtime të vogla të gjitha modelet e kamionëve Mercedes-Benz janë gjendje në showroomin tonë dhe mund të dorëzohen në çdo çast. Varësisht kërkesave dhe nevojave specifike të kompanive, të gjitha modelet e kamionëve mund të porositen të personalizuar, ndërsa dorëzimi i tyre bëhet në kohë rekord.

Autobuzët Mercedes-Benz

Si një partner profesionist biznesi dhe udhëheqës i teknologjisë me një ekspertizë të plotë, autobuzët Mercedes-Benz mundësojnë një gamë të gjerë produktesh, të cilat plotësojnë të gjitha nevojat në rritje të tregut dhe pothuajse të gjitha profilet. Gama e gjerë e modeleve të autobuzëve Mercedes-Benz përfshin autobusët urbanë, autobusë ndërqytetas, autobuzët për linjat ndërkombëtare dhe ato të sektorit të turizmit, minibuse etj.

Siguri dhe vlerë për Mercedesin tuaj.

Mirëmbajtja dhe shërbime periodike janë parësore për sigurinë tuaj dhe atë të automjetit. Nëse kryeni rregullisht shërbimet e domosdoshme të Mercededit tuaj, ju garantoni sigurinë personale, të familjarëve dhe të Mercedesit tuaj, ndërsa automjeti ruan vlerën e tij. 

Askush veç prodhuesit dhe përfaqësuesit zyrtar të Mercedes-Benz, nuk e njeh më mirë Mercedesin tuaj. Stafi i kualifikuar i Auto Star Albania, përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, posedon njohuritë dhe teknologjinë e nevojshme për të kryer të gjitha llojet e ekzaminimeve, mirëmbajtjes dhe çdo shërbim të Mercedesit tuaj.
 
Nëse kërkoni besueshmëri, apo nëse doni që Mercedesi juaj të mos shfaqë probleme dhe të ruajë vlerën, servisi i autorizuar nga Mercedes-Benz, duhet të jetë zgjedhja juaj e parë për të gjitha shërbimet e Mercedesit tuaj. Auto Star Albania, mundëson shërbim të personalizuar për çdo model Mercedes-Benz dhe posedon mjetet dhe teknologjinë më të fundit në identifikimin dhe mirëmbajtjen e mjetit tuaj. 

Konsumimi ose dëmtimi i mundshëm i pjesëve të mjetit, mund të identifikohet në një fazë më të hershme nëse kryeni kontrollet periodike të rekomanduara Mercedes-Benz, dhe të shmangni kostot e padëshiruara.

Shërbim i personalizuar dhe pjesë këmbimi origjinale

Automjetet Mercedes-Benz janë më të mirat në botë! Po ashtu dhe pjesët origjinale dhe shërbimi i personalizuar i Mercedes-Benz dhe përfaqësuesve zyrtarë. Mercedes-Benz nuk bën asnjë kompromis me besueshmërinë dhe sigurinë.

Nëse kërkoni besueshmëri dhe doni të shmangni problemet e padëshiruara, servisi i autorizuar nga Mercedes-Benz duhet të jetë gjithmonë zgjedhja juaj e parë për të gjitha shërbimet e Meredesit tuaj. Auto Star Albania, mundëson shërbime të personalizuara për çdo model Mercedes-Benz dhe posedon mjetet dhe teknologjinë më të avancuar për identifikimin e avarive dhe mirëmbajtjen e automjetit tuaj. 

Performanca, besueshmëria dhe teknologjia e avancuar janë ato që prisni nga shërbimi i servisit. Për të ruajtur performancën e automjeteve dhe sigurinë, si dhe për të rritur vlerën e rishitjes, është shumë e rëndësishme që të ndiqni me rigorizitet rekomandimet e ekspertëve tanë dhe të përdorni pjesëve origjinale. 

Pjesët orgjinale të Mercedes-Benz prodhohen posaçërisht për çdo model dhe janë të pajisura me certifikatat e sigurisë dhe cilësisë. Pjesët origjinale Mercedes-Benz plotësojnë me saktësi precize të gjitha specifikimet e nevojshme nga vetë prodhuesi, përmes programit gjithëpërfshirës të monitorimit të cilësisë. 

Referuar cilësisë dhe garancisë pjesët origjinale kanë një kosto efektive. Auto Star Albania ka të magazinuar më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamioni, të gjitha të pajisura me certifikatat e nevojshme të cilësisë dhe me garanci 2-vjeçare.

Departamenti i Servisit
Adresa: Autostrada Tiranë-Rinas, Km 7, 1051, Tiranë
Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]
www.mercedes-benz.al 

Orari i shërbimeve
E Hënë – Premte 08:00 – 17:00
E Shtune 08:00 – 13:00

Pjesët origjinale Mercedes-Benz; Cilësi dhe jetëgjatësi e garantuar!

Pjesët e këmbimit origjinale Mercedes-Benz kombinojnë ekspertizën dhe përvojën mbi 100 vjeçare të inxhinierëve të Mercedes-Benz dhe përshtaten plotësisht me çdo model Mercedes-Benz. Cilësi dhe jetëgjatësi e garantuar! 

Mercedes-Benz garanton maksimalisht sigurinë tuaj dhe Mercedesit tuaj. Çdo pjesë këmbimi origjinale testohet me përpikmëri, shoqërohet me çertifikatën e sigurisë dhe 2 vite garanci për autoveturat dhe 1 vit garanci për kamionët.

Pjesët jo origjinale jo vetëm ju dëmtojnë financiarisht në kohë, por paraqesin rrezik për sigurinë tuaj dhe atë të familjarëve tuaj. Ndërsa, pjesët e këmbimit origjinale garantojnë jetëgjatësinë e makinës tuaj dhe ju kursejnë para në kohë. 

Referuar cilësisë dhe garancisë, pjesët origjinale Mercedes-Benz kanë kosto më efektive. Auto Star Albania ka të magazinuar më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamionë, të gjitha të pajisura me çertifikatat e cilësisë.

Një kopje sado e mirë, s’mund të jetë kurrë si origjinali, sidomos kur origjinali është Mercedes-Benz.

Departamenti i Pjesëve të Këmbimit 
Adresa: Autostrada Tiranë-Rinas, Km 7, 1051, Tiranë
Mob:  +355 69 40 91 725
          +355 68 20 91 725
          +355 69 70 93 094
E-mail: [email protected] 
 

Riparime dhe lyerje, më shumë se përkujdesje.

Jeta është plot me supriza dhe të papritura. Një gërvishtje e vogël në parking, apo poshtë pallatit, një përplasje e vogël nga pakujdesia, kushtet e këqia atmosferike ose përplasjet e padëshiruara me ndonjë automjet tjetër mund të lënë gjurmë të pakëndshme dhe shenja në Mercedesin tuaj. Nga gërvishtjet e vogla, deri tek dëmtimet e mëdha, servisi i autorizuar i Auto Star Albania për çdo rast garanton zgjidhje gjithëpërfshirëse për riparimin dhe eleminimin e dëmtimeve të ndryshme dhe dëmeve materiale. 

Mos i injoroni as dëmtimet më të vogla. Mercedesi juaj meriton shërbimin më të mirë për riparimin e dëmtimeve të telajos, bojës apo karrocerisë. Shërbimi i Servisit të Lyrjeve dhe Riparimeve i Auto Star Albania mundëson shërbim të dedikuar për të gjitha llojet e dëmtimeve të mjetit, apo dhe bojës modelet Mercedes-Benz, duke garantuar cilësinë më të mirë në treg dhe kujdeset për çdo detaj.

Pjesë këmbimi dhe bojë origjinale, aparatura dhe teknologji moderne si dhe servisim sipas standardeve të Mercedes-Benz. Dhe ju sërish do të jeni të kënaqur me Mercedesin tuaj.

Kontaktet

Auto Star Albania
Përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë

Për çdo informacion të detajuar për modelet më të fundit, Shërbimin e Servisit dhe Pjesët e Këmbimit, mund ta na vizitoni në ambientet e showroom, mund të na kontaktoni përmes e-mail ose mund të na telefononi në numrat e mëposhtëm:

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 7, 1051, Tiranë- Albania
Tel:  +355 44 500 334
Fax: +355 44 500 335 
E-mail: [email protected]

Departamenti i Shitjeve

Autovetura të reja
Mob: +355 69 40 91 642
         +355 69 20 91 638

Autovetura të përdorura
Mob: +355 69 20 28 404
         +355 67 60 00 141

Furgonë dhe kamionë
Mob: +355 68 60 60 255
          +355 69 40 91 642       
E-mail: [email protected]

Departamenti i Servisit
Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]

Shërbimi i servisit “Mobilo”
Mob: +355 69 40 91 643
E-mail: [email protected]

Departamenti i Pjesëve të Këmbimit 
Mob:  +355 69 40 91 725
          +355 68 20 91 725
          +355 69 70 93 094
E-mail: [email protected]