• Menaxher i Servisit
  • Këshilltar servisi
  • Diagnostikues
  • Xhenerik

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz. Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: 

Menaxher i Servisit, Departamenti i Pas Shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Bashkërendon dhe koordinon të gjithë aktivitetin ditor të shërbimeve të servisit dhe mbështet Departamentin e Pas Shitjeve për realizimin e objektivave dhe plotësimin e standardeve të prodhuesit (Mercedes-Benz) dhe kompanisë.
  • Organizon dhe menaxhon të gjithë proceset ditore të punës në Departamentin e Shërbimit të Servisit.
  • Planifikon, organizon, zbaton dhe monitoron të gjitha masat dhe mbarëvajtjen e shërbimit të servisit.
  • Ndjek dhe optimizon ecurinë e të gjitha procedurave dhe proceseve të servisimit, punën profesionale të stafit dhe riparimet në kohë të automjeteve.
  • Menaxhon përpunimin ditor të urdhrave të punës, referuar specifikimeve dhe rregullores së Merceds-Benz dhe rregullores së brendshme të kompanisë.
  • Siguron disponueshmërinë për të gjithë informacionin dhe dokumenteve të kërkuara, p.sh. instruksionet e riparimit, përditësimet në pajisjet diagnostikuese, diagramat e instalimeve elektrike dhe informacionin e produktit.
  • Siguron disponueshmërisë për të gjitha pajisjet dhe veglat e servisit, duke përfshirë mjetet (paisjet) speciale të përshkruara nga Mercedes-Benz dhe monitorimi i funksionimit të tyre.
  • Siguron që ambienti i përgjithshëm i punës (procedurat e punës, vendet e punës) të të respektojë të gjitha rregulloret e brendshme të Mercedes-Benz dhe kompanisë dhe/ose kërkesat ligjore dhe që të mbahet kjo pajtueshmëri.
  • Në bashkëpunim me Departamentin e Pas Shitjeve zhvillon dhe përcakton objektivat e performancës së departamentit të Servisit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.
  • Bashkëpunon me menaxherët e tjerë të departamentit të Pas Shitjeve për arritjen e objektivave të përgjithshme.
  • Këshillon, trajnon, motivon dhe monitoron punën e të gjithë stafit të departamentit të servisi.
  • Harton dhe zbaton plane të detajuara javore, mujore dhe vjetore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit të Departamentit të Servisit.
  • Përgatit dhe zhvillon projekte të detajuara të raportimit, të kërkuara nga Mercedes-Benz.
  • Inspekton periodikisht ambientet e Departamentit të Servisit për përmbushjen e standardeve dhe kushteve teknike, dokumenton dhe rekomandon veprimet dhe masat e nevojshme për përmirësim.
  • Zhvillon takime periodike brenda departamentit dhe me departamentet e tjera për rritjen e performancës së punës dhe cilësinë e shërbimeve.
  • Ndjek ecurinë e veprimtarisë ditore të shërbimeve të Pas Shitjeve, përmbushjen e kërkesave të garancisë/shërbimit të servisit/kujdesin ndaj klientit.
  • Sigurohet që të gjitha shqetësimet, ankesat dhe keqkuptimet e klientëve të trajtohen në mënyrë proaktive, të drejtë dhe të shpejtë.
  • Monitoron plotësimin e kërkesave ligjore brenda sektorit të servisit në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, sigurinë në punë, mbrojtjen shëndetësore dhe mbrojtjen nga zjarri.
  • Siguron dhe ndjek instruksionet e nevojshme të sigurisë në baza të rregullta.
  • Garanton zbatimin dhe menaxhimin e përpiktë të rregullores së emergjencave (p.sh. planet e alarmit, ndihma e parë).
  • Garanton zbatimin dhe komunikimin e masave për mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen në punës dhe sigurinë në punë, me qëllim të krijimit të vetëdijes së punonjësve etj.

    Qualifikimet e nevojshme
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë trajnime të ndryshme teknike dhe të jetë i çertifikuar në një profesion servisimi (shërbimi) të automjeteve (p.sh. teknik i mekatronikës) ose trajnime të tjera të krahasueshme.
  • Të ketë minimumi 5 (pesë) vite eksperiencë në shërbimin e servisit (diagnostikimin, riparimin dhe/ose mirëmbajtjen) në një servis të autorizuar dhe/ose përfaqësi.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme dhe/ose pozicione drejtuese (avantazh përbën eksperienca në pozicionin e menaxherit të servisit).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostroje sjellje profesionale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të kuptojë produktet e markës Mercedes-Benz dhe strategjitë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e shërbimit të servisit, dhe të jetë në gjendje të interpretojë dhe t'i transformojë ato në mënyrë efektive për zonën e tij të punës.
  • Të kuptojë produket dhe shërbimet e Servisit Mercedes-Benz dhe të mund të përgatisë informative për shërbimet, çmimet, zbritjet dhe përfitimet.
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme për përcaktimin dhe kontrollimin e të dhënave të automjeteve.
  • Të ketë njohuri themelore ligjore (p.sh. ligjin e garancisë).
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të proceseve dhe ndërlidhjeve të Shërbimit (WP2010).
  • Të njohë strukturat, proceset dhe ndërlidhjet e departamenteve dhe personat përkatës të kontaktit (pjesë/pajisje, shitjet dhe Burimet Njerëzore).
  • Të ketë njohuri për aplikacionet aktuale të softuerit (p.sh. MS Office).
  • Njohuritë për sistemet aktuale të TI në Mercedes-Benz, të tilla si WIS, ASRA dhe EVAnet përbëjnë avantazh.


Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 30 shtator 2019 në adresën e e-mail: [email protected] dhe [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz. Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: 

Përfaqësues i Shitjeve për Furgonët - Departamenti i Shitjeve

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës
Përfaqësuesi i Shitjeve për Furgonët, Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe klientët potencialë. Ai zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të furgonëve, duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientë potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes së furgonëve (në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve personale).

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjeve për furgonët, përfshirë dhe kërkimin për klientë të rinj potencialë, në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve.
  • Njofton dhe mban kontakte periodike me klientët ekzistues dhe klientët potencialë të interesuar për modelet e reja gjendje në showroom, ofertat dhe mundësitë.
  • Identifikon dhe përcakton nevojat dhe kërkesat e klientëve ekzistues dhe klientëve potencialë.
  • Përgatit ofertat për klientët ekzistues dhe klientët e interesuar.
  • Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemeve të këshillimit të klientëve të mundësura nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
  • Prezanton modelet, veçoritë, risitë dhe opsionet e modeleve të reja dhe modeleve gjendje në showroom (përfshirë dhe organizimin e Test Drive).
  • Plotëson të dhënat për klientëve që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave të kompanisë.
  • Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet dhe kërkesat e tyre.
  • Harton dhe zbaton plane të detajuara javore dhe raporton periodikisht tek eprorët për ecurinë e planit.
  • Organizon dorëzimin e automjeteve dhe sigurohet që klienti të jetë i qartë për funksionet e mjetit, garancinë dhe dokumentacionin përkatës.
  • Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes dhe dorëzimin e automjetit/automjeteve.
  • Merr pjesë në aktivitete, takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet të organizuara nga përfaqësia dhe prodhuesi.
  • Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e Departamentit të Shitjeve.
  • Përmirëson kënaqësinë e klientit gjatë gjithë përvojës së blerjes.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
  • Mbështet drejtuesit e departamentit të shitjeve për arritjen e objektivave.
  • Raporton tek menaxheri i Departamentit në lidhje me objektivat, aktivitetet, rishikimet dhe analizat sipas planifikimit.
  • Në varësi të nevojave të departamentit angazhohet dhe në detyra të tjera shtesë.
  • Demostron sjellje të shkëlqyer në përputhje me vlerat e kompanisë dhe markës në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe shitësit.

Kualifikimet e nevojshme

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca në shitjen e mjeteve të punës, kamionëve).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar dhe serioz në punë.
  • Të ketë minimumi leje drejtimi të klasit B (mundësisht të klasit C, lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: [email protected] dhe [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në Shqipëri. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes për të gjitha modelet e reja dhe të përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë), këshillim financiar për individët, kompanitë dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparim dhe servisim, si dhe shërbime garancie, të gjitha konform standardeve të përcaktuara dhe certifikuara nga Mercedes-Benz dhe Daimler AG.

Përfaqësues i Shitjeve për Mjetet e Përdorura , Departamenti i Shitjeve.

Përshkrim i shkurtër i vendit të punës
Përfaqësuesi i Shitjeve për Mjetet e Përdorura, Departamenti i Shitjeve, në përputhje me objektivat dhe strategjinë e Departamentit të Shitjeve identifikon, zhvillon dhe mban kontakte të vazhdueshme me klientët ekzistues dhe ato potencialë. Ai zhvillon dhe ndjek planin e punës për rritjen e shitjeve të mjeteve të përdorura, duke përdorur të gjitha motodat e arsyeshme të kërkimeve për klientë potencialë. Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjes së mjeteve të përdorur dhe mban marrëdhënie korrekte me klientët, rishitësit, partnerët e kompanisë dhe përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Organizon dhe menaxhon aktivitetet ditore të shitjeve për mjetet e përdorura, përfshirë dhe kërkimin për klientë të rinj potencialë, në mënyrë elektronike, përmes telefonit dhe kontakteve.
  • Mban kontakte periodike dhe përgatit oferta për klientët ekzistues dhe klientët e interesuar për mjetet e përdorura Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzë).
  • Këshillon klientët në showroom dhe ambientet e jashtme, me ndihmën e përdorimit profesional të sistemeve të këshillimit të klientëve të Mercedes-Benz dhe Daimler AG.
  • Prezanton modelet e përdorura gjendje; veçoritë, risitë dhe opsionet (përfshirë dhe organizimin e Test Drive).
  • Plotëson të dhënat për klientët që nuk janë të rregjistruar si të tillë në bazën e të dhënave.
  • Përditëson të dhënat dhe kërkesat e klientëve të rinj dhe atyre ekzistues dhe adreson për zgjidhje të gjitha çështjet dhe kërkesat e tyre për mjetet e përdorura.
  • Identifikon automjet/modelet e përdorura në stokun e kompanisë dhe atë të partnerët zyrtarë (përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz).
  • Mban marrëdhënie korrekte dhe pozitive me klientët, rishitësit, partnerët e kompanisë dhe përfaqësitë e tjera të Mercedes-Benz.
  • Menaxhon inventarin e makinave të përdorura.
  • Menaxhon të gjithë procesin e porosisë dhe garancisë së mjeteve të përdorura (servisimit) dhe organizon dorëzimin e automjeteve dhe sigurohet që klienti të jetë i/e qartë për funksionet e mjetit, garancinë dhe dokumentacionin përkatës.
  • Kujdeset për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për procesin e shitjes deri në përfundimin e plotë të procedurave të shitjes dhe dorëzimin e automjetit/automjeteve.
  • Merr pjesë në aktivitete, takime dhe trajnime të ndryshme për shitjet të organizuara nga përfaqësia dhe prodhuesi.
  • Koordinon veprimtarinë ditore të shitjeve me kolegët e Departamentit të Shitjeve.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës për zhvillimin dhe koordinimin e praktikave më të mira për qasjen më efektive të shitjeve.
  • Raporton tek menaxheri i Departamentit në lidhje me objektivat, aktivitetet, rishikimet dhe analizat sipas planifikimit.
  • Në varësi të nevojave të departamentit angazhohet edhe në detyra të tjera shtesë.
  • Demostron sjellje në përputhje me vlerat e kompanisë dhe markës në të gjitha ndërveprimet me klientët, bashkëpunëtorët dhe shitësit.

Kualifikimet e nevojshme

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme (avantazh përbën eksperienca e mëparshme në shitjen apo/dhe sektori e automjeteve).
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i/e përkushtuar dhe serioz/e në punë.
  • Të ketë drejtimi të klasit B (lejet e tjera të drejtimit përbëjnë avantazh).
  • Të njohë shumë mirë programet bazë kompjuterike veçanërisht paketën Office (E-mail, Excel, Word, Power Point etj).
  • Të ketë njohuri/kuptojë proceset e kontrollit dhe inventarit dhe proceseve të mirëmbajtjes së autoveturave.
  • Të ketë njohuri dhe/ose të kuptojë  objektivat industrisë së tregtimit të mjeteve.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
  • Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: [email protected] dhe [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

KËSHILLTAR SERVISI (KONSULENT SERVISI)

Detyra dhe përgjegjësitë kryesores
1. Pritja e klientëve, rregjistrimi i kërkesave dhe ankesave në lidhje me automjetin.
2. Kontrolli vizual aktiv i automjetit brenda dhe jashtë duke bërë shënimet përkatëse tek Urdhëri i Punës
3. Rregjistrimi i të dhënave të automjetit dhe hapja e urdhërit të punës në sistemin Auto Master.
4. Përgatitje dhe dhënie e ofertës së shërbimit/riparimit të automjetit.
5. Të marrë në konsideratë ankesat e klientit, të njohë klientin për shërbime të tjera që duhet t’i ofrohen automjetit, të marrë në dorëzim për riparim automjetin, nëpërmjet kontrollit aktiv vizual.
6. Të komunikojë në mënyrë aktive me servisin dhe me klientin për probleme që mund të lindin në procesin e pranimit, gjatë shërbimit, si dhe në procesin e dorëzimit të automjetit.
7. Të asistojë klientin në dorëzimin e automjetit, duke qenë i pranishëm në provën në rrugë, për raste që do të kërkohet dhe që do të konsiderohet e nevojshme.

Njohuri dhe aftësi
1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet WIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj.
2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.
3. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B.
4. Të ketë aftësi komunikimi me klientët dhe të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup.

Përparësi do të kenë personat e mëposhtëm:
• Që kanë përvojë pune si konsulent servisi dhe/ose janë të trajnuar për fushën e shërbimeve dhe riparimeve të automjeteve të transportit
• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike
• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: [email protected] dhe arben.breshani[email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, është mundësia ideale për karrierën Tuaj!

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz. Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: 

PUNONJËS I KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME DIAGNOSTIKIM ME KOMPJUTER I PARREGULLSIVE TË AUTOMJETIT DHE SHERBIME ELEKTRO-AUTO (DIAGNOSTIFIKIM-MENAXHIM)

Aftësi profesionale:

1. Të njohë dhe aplikojë procedurat për diagnostikimin, kontrollin e funksionimit të sistemeve elektrike dhe moduleve elektronike, plotësimin e dokumentacionit teknik për diagnostikimin dhe riparimin e tyre.
2. Të parapërgatitë vendin e punës dhe automjetin për të mundësuar diagnostikimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.
3. Të përzgjedhë veglat, pajisjet dhe instrumentat e duhura për diagnostikimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.
4. Të marrë informacion paraprak për parregullsitë e sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit dhe të konsultohet me dokumentacionin teknik përkatës.
5. Të bëjë lidhjen e pajisjes lexuese (scan tool) me sistemin kompjuterik të automjetit dhe vënien e saj në punë.
6. Të interpretojë drejt informacionin nga pajisja lexuese dhe përcaktojë saktë elementin që ka parregullsi.
7. Të bëjë diagnostikimin e parregullsive në ndijuesit (sensorët), paketën elektronike, vepruesit e sistemit kompjuterik dhe sistemin elektrik të automjetit.
8. Të përcaktojë shkaqet e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit..
9. Të bëjë shkëputjen e pajisjes lexuese nga sistemi kompjuterik.
10. Të marrë masat e duhura dhe të ndajë detyrat për riparimin e parregullsive të sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.
11. Të komunikojë me profesionalizëm, të plotësojë si duhet dokumentacionin dhe të kryejë llogaritje të sakta ekonomike për diagnostikimin dhe riparimin e sistemit kompjuterik dhe elektrik të automjetit.
12. Të kryejë punime të zevëndësimit të pjesëve të sistemit elektrik/elektronik të automjetit.
13. Të kryejë rregjistrimet e duhura në sistemin elektrik/elektronik të automjetit, ndijuesit (sensors), zbatuesit (actuators) dhe procesorët .
14. Të realizojë kontrollin përfundimtar të funksionimit të paisjeve elektrike/elektronike të automjetit.
15. Të bëjë provën e funksionimit të sistemit kompjuterik të riparuar dhe të verifikojë cilësinë e lidhjeve elektrike të elementëve të sistemit kompjuterik.

Njohuri dhe aftësi të tjera
1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin serviset e riparimit të automjeteve , si programet e porosive të pjesëve të këmbimit, të rregjistrimit të urdhërave të punës etj, konkretisht programet WIS/ASRA, EPC, AUTOMASTER etj
2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.
3. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B
4. Të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup.

Përparësi do të kenë personat e mëposhtëm:
• Që kanë përvojë pune si konsulent servisi dhe/ose janë të trajnuar për fushën e shërbimeve dhe riparimeve të automjeteve të transportit;
• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike
• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

Kushtet: Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave dhe performancës të secilit punonjës si dhe mundësi karriere.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 25 shtator 2019 në adresën e e-mail: [email protected] dhe [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.
*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, është mundësia ideale për karrierën Tuaj!

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz. Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: 

PUNONJËS TË SHËRBIMEVE DIAGNOSTIKIME XHENERIKE DHE TË MOTORRAVE (DIAGNOSTIFIKIM DHE MENAXHIM)

Aftësi profesionale (për sistemin të transmetimit të fuqisë, sistemin e drejtimit, sistemin e frenimit, sistemin e varjes, sistemet ndihmëse etj që kanë të bëjnë me pjesët xhenerike të automjetit)

1. Të bëjë përzgjedhjen e veglave, pajisjeve dhe instrumentave per diagnostikimin.
2. Të bëjë konsultimin me dokumentacionin teknik te automjetit, si dhe të njohë procedurat për diagnostikim.
3. Të bëjë kontrollin pamor të gjendjes se jashtme teknike;
4. Të bëjë diagnostikimin dhe përcaktimin e parregullsive dhe të përcaktojë shkaqet e tyre;
5. Të dijë të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit.
6. Të dijë të organizojë punën për marrjen e masave dhe ndarjen e detyrave per riparimin e parregullsive të diagnostikuara;
7. Të kryejë matjen e parametrave teknike duke përdorur aparatet dhe pajisjet përkatëse;
8. Të dijë të bëjë llogaritjen ekonomike për riparimin e parregullsive, përgatitjen e preventivit, porositjen e pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve, dhënien e informacionit për kohën e riparimit e çmimin e shërbimit.

Aftësi profesionale (për punime motorrike)

1. Të marrë informacionin paraprak për parregullsitë e motorrit, për përzgjedhjen e veglave, paisjeve dhe instrumentave për diagnostikimin e motorrit, sitemeve e mekanzimave të tij.
2. Të diagnostifikojë parregullsitë e trupit të motorrit, mekanizmit bjellë-manivelë, mekanizmin e gazshpërndarjes, sistemin e vaisjes, sistemin e ftohjes, sistemin e ushqimit dhe sistemin e thithjes dhe shkarkimit të motorrit.
3. Të bëjë konsultimin me dokumentacionin teknik të automjetit, të njohë procedurat për diagnostikimin e trupit motorrit, kontrollin e gjendjes së jashtme të motorrit dhe përcaktimin e parregullsive dhe shkaqet e tyre në sistemet dhe mekanizmat e motorrit.
4. Të kryejë punime të zëvendësimit, mirëmbajtjes e riparimit të motorrit.
5. Të plotësojë dokumentacionin teknik per diagnostikimin e riparimin e motorrit.
6. Të bëjë llogaritjen ekonomike për riparimin e parregullsive të motorrit, dhënien e informacionit për kohën e riparimit e çmimin e shërbimit të motorrit.

Përparësi do të kenë personat:

1. Që kanë përvojë pune për punime riparimi e mirëmbajtje në motorra;
2. Që kanë dëshmi arsimi/kualifikimi profesional sipas standarteve të përcaktuara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit profesional për shërbimet në automjetet e transportit.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Nëse jeni i interesuar per vendet vakante mund të dergoni CV-në tuaj në adresën e e-mail: [email protected]

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, është mundësia ideale për karrierën Tuaj!

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithshëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë. Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të certifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve), këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz. Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin: 

Shitës pjesë këmbimi

Përshkrimi i vendit të punës, detyrat kryesore:

1. Pritja e klientëve, njohja e kërkesave të tyre, marrja e kërkesave , bisedat këshilluese dhe konkretizimin tyre në një urdhër shitje apo porosie.
2. Të këshillojë klientin për shtesa të mundshme në kërkesën për pjesë këmbimi sipas rekomandimeve të prodhuesit.
3. Të shpjegojë klientit funksionin, kualitetin, vlerat e pjesëve të këmbimit origjinale.
4. Të realizojë procedurën e plotë të zgjidhjes së kërkesave të klientit për të blerë pjesë në banak, që përfshin pritjen e klientit, bisedën këshilluese, përgatitjen e ofertës/faturës deri në dorëzimin e pjesëve të këmbimit tek klienti.
5. Të njohë dhe të përdorë programet e shitjes, porosive dhe faturimit të pjesëve të këmbimit, si EPC / WIS / ODUS / AutoMaster / MS-Office.

Njohuri dhe aftësi kryesore

1. Të zotërojë njohuri të programeve bazë të kompjuterit dhe të programeve bazë që përdorin magazinat/dyqanet e pjesëve të mëbimit si dhe serviset e riparimit të automjeteve dhe konkretisht programet, EPC / WIS / ODUS / AutoMaster / MS-Office etj.
2. Të ketë njohuri mbi mesatare në gjuhën anglisht dhe të ketë dëshmi për këtë qëllim.
3. Të njohë dhe të përdorë programet e porosive të pjesëve të këmbimit për automjete.
4. Të ketë leje drejtimi për automjete të grupit B
5. Të ketë aftësi komunikimi me klientët dhe të jetë i përshtatshëm për të punuar në grup

Përparësi do të kenë personat:

• Që kanë përvojë pune për shitje të pjesëve të këmbimit në servise/dyqane të tjera.
• Që që janë të trajnuar për shitjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve të transportit.
• Që zotërojnë diplomë të nivelit bachelor/master të inxhinierisë mekanike.
• Që kanë arsim të mesëm profesional për automjetet e transportit.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.

Nëse jeni i interesuar per vendet vakante mund të dergoni CV-në tuaj në adresën e e-mail: [email protected]

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, është mundësia ideale për karrierën Tuaj!

Mercedes- Benz Aplikoni

Auto Star Albania
Përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë

Autostrada Tirane-Durres, Km-7
Tirane, Albania
Postal code: 1051


Servis 24h: + 355 69 40 91 643
Servis MB: + 355 69 40 91 645

E-mail: [email protected]
Web: http://mercedes-benz.al/