Servisi 24h; Kujdes në çdo kohë, në çdo vend dhe çdo rrethanë.


Me paketën e plotë të garancisë dhe shërbimit të servisit, Ju dhe Mercedesi juaj jeni gjithmonë në duar të sigurta. Shërbimi i “Servis 24 orë” ofron zgjidhje për çdo problematikë që mund të keni me Mercedesin tuaj. Në raste aksidenti, dëmtimi, anomalie apo çdo problemi me automjetin, eskpertët tanë ju vijnë në ndihmë 7/24. 

Pavarësisht vendndodhjes tuaj, në Shqipëri apo jashtë, mjafton të telefononi në numrin e shërbimit dhe ekspertët tanë do t’ju suportojnë me informacion të detajuar, profesional dhe mbështetje organizative. Garancia e automjetit të ri Mercedes-Benz është e vlefshme për 24 muaj pa kufizime të kilometrazhit. 

Ky shërbim përfshin; 24 orë lidhje operative, tërheqje e automjeteve nga larg, nisje nga vendi ku ka ndodhur problemi i autmjetit për të eleminuar defektet e vogla në përshtatshmërinë e tij dhe dërgimi i automjetit në servis. 

Të gjitha shërbimet janë në përputhje të plotë me standarded dhe instruksionet e Daimler AG, të cilat kanë të përcaktuar rendin e shërbimin, afatet kohore, pjesët e këmbimit origjinale dhe rregullat e ekzekutimit të garancisë. 

Shërbimi i “Servis 24 orë” ndihmon klientët e Mercedes-Benz të gjejnë një zgjidhje të saktë dhe të shmangin çdo problematikë apo situatë të paparashikuar, në çdo kohë dhe çdo rrethanë. 

Për informacion më të detajuar rreth kushteve dhe paketës së shërbimit “Servis 24 orë” mund të na kontaktoni në:

Tel: +355 44 500 334
Mobile: + 355 69 40 91 643
E-mail: [email protected]