Vaji original, i vetmi që i përshtatet karakteristikave të motorëve Mercedes-Benz


Vaji origjinal Mercedes-Benz, është i krijuar posaçërisht për Mercedesin tuaj; optimizon perfomancën, minimizon konsumin e karburantit, maksimizon efiçencën dhe garanton jetëgjatësinë e motorit.

Vaji origjinal Mercedes-Benz është përshtatur në përputhje me ngarkesat mekanike dhe termike të motorit Mercedes-Benz dhe plotëson të gjitha standardet që garantojnë jetëgjatësinë e tij edhe në temperatura ekstreme; nga minus 30 deri në 260 gradë celcius. 

Vaji origjinal Mercedes-Benz redukton fërkimet mekanike dhe rrjedhimisht redukton konsumin e karburantit. Kjo do të thotë që ju mund të përdorni në mënyrë me efikase potencialin e motorit tuaj në çdo rrethanë.

Vaji origjinal Mercedes-Benz punon në unison me sistemet e sofistikuara të pas-trajtimit të gazrave dhe redukton në maksimum emëtimet e toksinave dhe e bën automjetin tuaj më miqësor me mjedisin. 

Vaj i motorit origjinal "Mercedes-Benz" është i mbrojtur ndaj çdo falsifikimi të mundshëm. Auto Star Albania është i vetmi distributor i autorizuar në Shqipëri për tregtimin e vajit origjinal Mercedes-Benz.

Departamenti i Pjesëve të Këmbimit 
Adresa: Autostrada Tiranë-Rinas, Km 7, 1051, Tiranë
Mob:  +355 69 40 91 725
          +355 68 20 91 725
          +355 69 70 93 094
E-mail: [email protected]