• Shërbimi i servisit
  • Pjesë këmbimi origjinale
  • Riparime dhe lyerje
  • Kontrolli Teknik
  • Diagnoza
  • Sugjerime dhe ankesa

I vetmi servis i autorizuar nga Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë

Automjetet Mercedes-Benz janë më të mirat në botë. “Më të mirën ose asgjë” është motoja jonë për të gjithë gamën e shërbimeve të servisit dhe pjesëve të këmbimit origjinale Mercedes-Benz. Jemi të përkushtuar për një shërbim ekselent dhe ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh që plotësojnë nevojat dhe pritshmëritë në rritje të klientëve tanë për të gjitha modelet Mercedes-Benz. Për ne, cilësia dhe siguria janë motoja kryesore. Sepse ne nuk bëjmë kompromis besueshmërinë.

Është shumë e rëndësishme që Mercedesi juaj të jetë gjithmonë në duar të sigurta. Mercedes-Benz në çdo rast rekomandon që të gjithë shërbimet e automjetit tuaj t’i kryeni në një servis të autorizuar nga Daimler AG. Servisi i Auto Star Albania, është i vetmi servis i autorizuar dhe i vetmi përfaqësues zyrtar i Daimler AG në territorin e Republikës së Shqipërisë për tregtimin dhe servisimin e autoveturave, furgonëve dhe kamionëve dhe tregtimin e pjesëve origjinale Mercedes-Benz.

Askush nuk e njeh automjetin, furgonin apo kamionin tuaj Mercedes, më mirë se stafi i kualifikuar i Auto Star Albania, të vetmit përfaqësues të Mercedes-Benz në Shqipëri. Të gjitha shërbimet në qendrën e servisit të Auto Star Albania plotësojnë 100 për qind standardet e Mercedes-Benz . Proceset e kontrollit dhe mirëmbajtjes kryehen me përpikmëri në përputhje të plotë me procedurat e Mercedes-Benz.

Kompleksiteti gjithnjë në rritje i teknologjisë së automjeteve kërkon kulturë të avancur të shërbimit, riparimi dhe më e rëndësishmja eleminimin e ndërhyrjeve jo profesionale në autoveturën tuaj. Stafi ynë i specializuar dhe kualifikuar në filialet e përfaqësisë në Shtutgart, është i gatshëm t’ju asistojë dhe këshillojë profesionalisht për të gjitha problematikat që mund të hasni me automjetin tuaj.

Ne i kushtojmë rëndësi kohës tuaj dhe nuk mendojmë që ju dhe Mercedesi juaj duhet të pres për shërbimin e rradhës. Në ditët e sotme është shumë e vështirë të mbani mend kur dhe për çfarë shërbimesh ka nevojë makina juaj. Këshilltarët e Servisit të Auto Star Albania ju informojnë për çdo gjë. Sistemi i Servisit i Mercedes-Benz, i vetmi në Shqipëri, llogarit me saktësi kohën dhe paketën e shërbimeve që i novojitet automjetit dhe ju ndihmon që të programoni në kohë shërbimet dhe të shmangni shpenzimet e panevojshme. Ekspertët tanë ju asistojnë për çdo gjë dhe në çdo kohë; për kohën e ndryshimin e vajit, për kontrollin dhe ndryshimin e nivelit të alkoolit të frenave, kontrollin e vajit të transmisionit, sistemin e frenimit etj. Shërbim i personalizuar për më shumë besueshmëri dhe siguri.

ANdaj mjafton që të kontaktoni me kolegët e pranimit dhe të rezervoni një kohë Ju përshtatet më mirë. Servisi i autorizuar i Auto Star Albania është i vetmi servis i autorizuar nga Mercedes-Benz dhe më i madhi në Shqipëri dhe rajon kapitet riparimi 100 veturave në të njëjtën kohë.

 

Servisi : +355 44 500 334
Mobile: + 355 69 40 91 643
E-mail: [email protected]cedes-benz.al

Një kopje sado e mirë, s’mund të jetë kurrë si origjinali.

Gjatë përdorimit të automjetit, pjesë të caktuara të tilla si ferrotat, tamburet, fshirëset e xhamave, llambat, bateria etj. zakonisht konsumohen dhe duhen zëvendësuar rregullisht. Për të ruajtur nivelin maksimal të sigurisë tuaj, komoditetin dhe kënaqësinë gjatë përdorimit, në çdo rast duhet të përdorni pjesë këmbimi origjinale Mercedes-Benz, të cilët zëvëndësohen dhe garantohen vetëm nga servisi i autorizuar dhe profesionistët e trajnuar të Mercedes-Benz. Dhe kur bëhet fjalë për kujdesin e Mercedesit tuaj, askush nuk është më i kualifikuar se stafi i Auto Star Albania. Performanca e shkëlqyer, besueshmëria e pakrahasueshme dhe teknologjia e fundit janë ato që ju prisni nga një servis i autorizuar Mercedes-Benz.

Për aq kohë sa të posedoni një Mercedes-Benz, jemi të angazhuar maksimalisht dhe garantojmë të njëjtën cilësië dhe për shërbimin e servisit dhe pjesët e këmbimit. Për të ruajtur performancën dhe sigurinë dhe për të rritur vlerën e rishitjes së Mercedesit tuaj, është shumë e rëndësishme që të gjitha shërbimet e Mercedesit tuaj të jenë në përputhje me Rekomandimet e Prodhuesit. Në servisin e Auto Star Albania, i vetmi servis i autorizuar nga Mercedes-Benz, të gjitha punët e mirëmbajtjes kryhen nga teknikë të certifikuar, të cilët ndjekin udhëzimet e përpikta të Mercedes-Benz dhe përdorin vetëm pjesë origjinale dhe vajrat e rekomanduara. Vetëm servisi i autorizuar nga Mercedes-Benz mund të mirëmbajë automjetin tuaj sipas standardeve të kërkuara nga vetë prodhuesi dhe në këtë mënyrë mund të garantojë benefite të rëndësishme dhe kujdesin e duhur.

Pjesët e këmbimit origjinale Mercedes-Benz kombinojnë ekspertizën dhe përvojën mbi 100 vjeçare të inxhinierëve të Mercedes-Benz dhe përshtaten plotësisht me çdo model Mercedes-Benz. Pjesët e këmbimit origjinale Mercedes-Benz ofrojnë cilësinë më të lartë, siguri të çertifikuar dhe besueshmëri të jashtëzakonshme. Referuar cilësisë dhe garancisë, pjesët origjinale Mercedes-Benz kanë kosto më efektive dhe i bëjnë ato të vetmen zgjedhje logjike dhe me kosto efektive. Mercedes-Benz garanton maksimalisht sigurinë tuaj dhe Mercedesit tuaj. Çdo pjesë këmbimi origjinale testohet me përpikmëri, shoqërohet me çertifikatën e sigurisë dhe 2 vite garanci për autoveturat dhe 1 vit garanci për kamionët. Pjesët jo origjinale, jo vetëm ju dëmtojnë financiarisht në kohë, por paraqesin rrezik për sigurinë tuaj dhe atë të familjarëve tuaj. Ndërsa, pjesët e këmbimit origjinale garantojnë jetëgjatësinë e makinës tuaj dhe ju kursejnë para në kohë.

Departamenti i servisit

Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]

Më shumë se përkujdesje...

Mos i injoroni as dëmtimet më të vogla. Mercedesi juaj meriton shërbimin më të mirë për riparimin e dëmtimeve të telajos, bojës apo tapicerisë. Shërbimi i Servisit të Lyrjeve dhe Riparimeve i Auto Star Albania mundëson shërbim të dedikuar për të gjitha llojet e dëmtimeve të mjetit; gërvishjet, aksidentet e vogla, apo dhe dëmtimet e mëdha, për të gjitha modelet Mercedes-Benz.

Të gjitha shërbimet e riparimeve garantojnë cilësinë dhe sigurinë e Mercedesit tuaj. Ju gjithashtu mund të mbështeteni në faktin që ne përdorim vetëm pjesë të orgjinale Mercedes-Benz dhe të gjitha shërbimet janë në përputhje të plotë me specifikimet e vetë prodhuesit. Ekspertët tanë garantojnë cilësinë e punimeve të riparimeve dhe lyerjeve për të gjitha modelet Mercedes-Benz, si modelet e vjetra dhe modelet e reja. Dhe ju sërish do të jeni të kënaqur me Mercedesin tuaj.

Departamenti i servisit

Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]

Besimi është i rëndësishëm, por kontrolli garanton sigurinë tuaj.

Nuk ka rëndësi nëse jeni klient besnik i Auto Star Albania, të vetmit servis të autorizuar të Mercedes-Benz, apo jo? Pavarësisht nëse kryer rregullisht të gjitha shërbimet e nevojshme dhe ato të rekomanduara; falë kontrolleve sezonale ju dhe Mercedesi juaj do të jeni të sigurt në rrugë në çdo stinë, para fundjavave të gjata, udhëtimet për festa dhe pushime.

Përveç shërbimeve periodike, sipas dëshirës ju mund të kërkoni që të kryehet një kontroll i imtësishëm dhe inspektimet e nevojshme për t’u siguruar që Mercedesi juaj është në gjendje optimale për udhëtime të gjata dhe përditshmërinë tuaj. Në çdo rast, këshilltarët e servisit do t’ju asistojnë dhe informojnë për të gjitha shërbimet e rekomanduara nga Mercedes-Benz dhe shërbimet e nevojshme, të konstatura paraprakisht, pa kryer diagonistikimin apo kontrollin e imtësishëm.

Për çdo paqartësi apo kërkesë të veçantë, jemi të gatshëm në çdo momentu t’ju asistojmë me informacionin dhe rekomandimet e nevojshme.

Departamenti i servisit

Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]

Një siguri më shumë...

Çdo klient përveç kërkesës specifike për mirëmbajtjen periodike (ndërrim vaj dhe filtra) apo ndërrimit të pjesëve të veçanta, sipas dëshirës mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimit dhe kontrollit të mjetit. Kontrolli periodik i mjetit garanton sigurinë tuaj, jetëgjatësinë e mjetit dhe shmang kostot e panevojshme.

Varësisht kërkesës së vetë klientëve, përveç ekzaminimit elektronik (diagnozës), servisi ynë mund të aplikojë dhe kontrollin fizik të automjetit tuaj, ose të dy kontrollet, të cilat kryehen në një kohë realivisht të shkurtër. Nëse Mercedesit tuaj i duhet ndonjë riparim i vogël, ne mund ta bëjmë këtë, ndërsa ju prisni në ambientet relaksuese të barit tonë. Ju mjafton të uleni dhe të shijoni kafenë.

Në çdo rast për të shmanguar pritjet, ju rekomandojmë të kontaktoni me këshilltarët e shërbimit të servisit dhe të prenotoni paraprakisht për shërbimin e diagnozës.

Diagnostikimi elektronik Star

Cilësia dhe siguria janë dy prej komponentëve kryesorë të servisit të autorizuar nga Mercedes-Benz. Aparaturat speciale, pajisjet moderne, aparatet diagnostifikuese të teknologjisë më bashkëkohore dhe përvoja e pakrahasueshme e stafit tonë, janë vetëm disa prej avantazheve që në ofrojmë për klientët tantë. Në momentin që ju dorëzoni automjetin tuaj në një servis të autorizuar nga Mercedes-Benz, do të jeni të sigurtë që Mercedesi juaj do të ekzaminohet me saktësi maksimale falë sistemit XENTRY të diagnozës, i aksesueshëm vetëm nga rrjeti i serviseve të autorizuara. Përfitimet e XENTRY:

• Zgjidhje të shpejtë dhe të besueshme të problematikave dhe mosfunksionimeve të sistemeve të automjetit.
• Aplikacione softuerësh me performancë të lartë që ndihmojnë në riparimin e defekteve.
• Sistemi i diagnostikimit inteligjent i projektuar posaçërisht për pjesët origjinale të Mercedes-Benz.
• Mbështetje gjithëpërfshirëse dhe specifikim i saktë i shërbimeve të nevojshme.

Departamenti i servisit

Mob: +355 68 20 91 645
         +355 68 20 12 710
         +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]

Për një shërbim ekselent!

Për ne, cilësia dhe siguria janë motoja kryesore. Sepse ne nuk bëjmë kompromis me besueshmërinë. Jemi të përkushtuar për një shërbim ekselent për çdo klient. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se në raste shumë të rralla, mund të mos përmbushim pritshmëritë tuaja.

Për çdo vërejtje ose pakënaqësi, do të bëjmë çmos për të zgjidhur situatën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente. Nëse jeni i pakënaqur me shërbimin e servisit, kontaktoni menjëherë me Konsulentët e Servisit, të cilët do të shqyrtojnë me prioritet çdo ankesë dhe do të kontaktojnë menjëherë me ekspertët e shërbimit të servisit për evidentimin e rastit dhe shqyrtimin e ankesës.

Nëse, dhe pas bisedës me konsulentët e Shërbimit të Servisit, ende mendoni se çështja Juaj nuk është zgjidhur në mënyrën e duhur, na ndihmoni të analizojmë dhe të përpiqemi të zgjidhim ankesën tuaj, duke plotësuar formularin e ankesës, e cila do t’u vihet në dispozicion nga personeli i Kujdesit ndaj Klientit pranë pranimit të automjeteve. Ju lutemi plotësoni të dhënat e nevojshme në formularin përkatës, një përshkrim të qartë të ankesës tuaj dhe nëse është e mundur shoqërojeni me një kopje të çdo dokumentacioni mbështetës.

Nëse, ende mendoni se çështja juaj nuk ka gjetur zgjidhjen e duhur, atëherë mund të kontaktoni personalisht me Menaxherin e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit dhe Shërbimit të Servisit në numrat: +355 69 80 57 031 dhe +355 68 80 99 902 ose na shkruani në adresën e e-mail: [email protected]. Në varësi të rrethanave, nëse është e nevojshme, Menaxheri i Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit dhe Shërbimit të Servisit, do të shqyrtojnë rastin në fjalë dhe do t’Ju informojnë me shkrim për rezultatet e verifikimit dhe të çështjes së ngritur nga Ju.

Në të shumtën e rasteve do të duhet të shqyrtojmë procedurat hap pas hapi për të kyer të gjitha verifikimet e nevojshme. Synimi ynë është që çdo ankese t’i japim zgjidhje të plotë brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesë me shkrim.