Siguri dhe vlerë për Mercedesin tuaj.

Siguri dhe vlerë për Mercedesin tuaj.

Mirëmbajtja dhe shërbime periodike janë parësore për sigurinë tuaj dhe atë të automjetit. Nëse kryeni rregullisht shërbimet e domosdoshme të Mercededit tuaj, ju garantoni sigurinë personale, të familjarëve dhe të Mercedesit tuaj, ndërsa automjeti ruan vlerën e tij. Askush veç prodhuesit dhe përfaqësuesit zyrtar të Mercedes-Benz, nuk e njeh më mirë Mercedesin tuaj. Stafi i kualifikuar i Auto Star Albania, përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, posedon njohuritë dhe teknologjinë e nevojshme për të kryer të gjitha llojet e ekzaminimeve, mirëmbajtjes dhe çdo shërbim të Mercedesit tuaj.

Nëse kërkoni besueshmëri, apo nëse doni që Mercedesi juaj të mos shfaqë probleme dhe të ruajë vlerën, servisi i autorizuar nga Mercedes-Benz, duhet të jetë zgjedhja juaj e parë për të gjitha shërbimet e Mercedesit tuaj. Auto Star Albania, mundëson shërbim të personalizuar për çdo model Mercedes-Benz dhe posedon mjetet dhe teknologjinë më të fundit në identifikimin dhe mirëmbajtjen e mjetit tuaj. Konsumimi ose dëmtimi i mundshëm i pjesëve të mjetit, mund të identifikohet në një fazë më të hershme nëse kryeni kontrollet periodike të rekomanduara Mercedes-Benz, dhe të shmangni kostot e padëshiruara.

Shërbim i personalizuar dhe pjesë këmbimi origjinale

Automjetet Mercedes-Benz janë më të mirat në botë! Po ashtu dhe pjesët origjinale dhe shërbimi i personalizuar i Mercedes-Benz dhe përfaqësuesve zyrtarë. Mercedes-Benz nuk bën asnjë kompromis me besueshmërinë dhe sigurinë. Nëse kërkoni besueshmëri dhe doni të shmangni problemet e padëshiruara, servisi i autorizuar nga Mercedes-Benz duhet të jetë gjithmonë zgjedhja juaj e parë për të gjitha shërbimet e Meredesit tuaj. Auto Star Albania, mundëson shërbime të personalizuara për çdo model Mercedes-Benz dhe posedon mjetet dhe teknologjinë më të avancuar për identifikimin e avarive dhe mirëmbajtjen e automjetit tuaj.

Performanca, besueshmëria dhe teknologjia e avancuar janë ato që prisni nga shërbimi i servisit. Për të ruajtur performancën e automjeteve dhe sigurinë, si dhe për të rritur vlerën e rishitjes, është shumë e rëndësishme që të ndiqni me rigorizitet rekomandimet e ekspertëve tanë dhe të përdorni pjesëve origjinale.

Pjesët orgjinale të Mercedes-Benz prodhohen posaçërisht për çdo model dhe janë të pajisura me certifikatat e sigurisë dhe cilësisë. Pjesët origjinale Mercedes-Benz plotësojnë me saktësi precize të gjitha specifikimet e nevojshme nga vetë prodhuesi, përmes programit gjithëpërfshirës të monitorimit të cilësisë. Referuar cilësisë dhe garancisë pjesët origjinale kanë një kosto efektive. Auto Star Albania ka të magazinuar më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamioni, të gjitha të pajisura me certifikatat e nevojshme të cilësisë dhe me garanci 2-vjeçare.

Departamenti i Servisit Adresa: Autostrada Tiranë-Rinas, Km 7, 1051, Tiranë Mob: +355 68 20 91 645 +355 68 20 12 710 +355 68 80 87 741 E-mail: [email protected] www.mercedes-benz.al Orari i shërbimeve E Hënë – Premte 08:00 – 17:00 E Shtune 08:00 – 13:00

Servisi : +355 44 500 334
Mob: +355 68 20 91 645 +355 68 20 12 710 +355 68 80 87 741
E-mail: [email protected]