• Garancia
  • Garanci Pjese Origjinale

Garancia për automjetet e vogla

Cilësia dhe besueshmëria janë garancia kryesore që ofron Mercedes-Benz për çdo posedues të një mjeti Mercedes. Për të garantuar më shumë siguri për klientët, çdo automjet i ri Mercedes-Benz, i blerë pranë Auto Star Albania, përfshin dhe garancinë 2-vjeçare dhe pa kufizim kilometrash. Periudha e garancisë së automjetit Mercedes-Benz, fillon në datën lëshimit të faturës së shitjes së mjetit dhe nuk përfshin pjesët e konsumit. 

Mercedes-Benz dhe Auto Star Albania marrin përsipër çdo pasaktësi apo defekt që mund të jetë shkaktuar nga një gabim në linjën e prodhimit. Garancia siguron mbështetje të plotë dhe nëse pasaktësitë apo defektet automjetit janë brenda kushteve dhe periudhës së garancisë, koha e riparimit përfshihet në paketën e garancisë për të gjithë periudhën e garancisë (zbatohet vetëm për defektet që janë pjesë e garancisë).

Kushtet e garancisë janë të vlefshme nëse të gjitha shërbimet që nga dita e parë duhet të jenë kryer në kohën e duhur dhe nëse procedurat e riparimit, montimi apo çmontimi i pjesëve të këmbimit të mjetit duhet të kryhen në servisin e Auto Star Albania.

Për informacion më të hollësishëm për paketën e plotë të garancisë ju lutem referojuni kontratës së garancisë për mjetet e vogla ose mund të na kontaktoni në. 

Mobile: +355 69 40 91 645
E-mail: [email protected]

Pjesët origjinale Mercedes-Benz; Cilësi dhe jetëgjatësi e garantuar!

service-center

Pjesët e këmbimit origjinale Mercedes-Benz kombinojnë ekspertizën dhe përvojën mbi 100 vjeçare të inxhinierëve të Mercedes-Benz dhe përshtaten plotësisht me çdo model Mercedes-Benz. Cilësi dhe jetëgjatësi e garantuar! 

Mercedes-Benz garanton maksimalisht sigurinë tuaj dhe Mercedesit tuaj. Çdo pjesë këmbimi origjinale testohet me përpikmëri, shoqërohet me çertifikatën e sigurisë dhe 2 vite garanci për autoveturat dhe 1 vit garanci për kamionët.

Pjesët jo origjinale jo vetëm ju dëmtojnë financiarisht në kohë, por paraqesin rrezik për sigurinë tuaj dhe atë të familjarëve tuaj. Ndërsa, pjesët e këmbimit origjinale garantojnë jetëgjatësinë e makinës tuaj dhe ju kursejnë para në kohë. 

Referuar cilësisë dhe garancisë, pjesët origjinale Mercedes-Benz kanë kosto më efektive. Auto Star Albania ka të magazinuar më shumë se 20 mijë pjesë të ndryshme këmbimi për autovetura dhe kamionë, të gjitha të pajisura me çertifikatat e cilësisë.

Një kopje sado e mirë, s’mund të jetë kurrë si origjinali, sidomos kur origjinali është Mercedes-Benz.

Servisi: +355 44 500 334
Mob: + 355 69 40 91 645
E-mail: [email protected]